E ardhmja e Tomas Strakoshës pritet të jetë larg Lacios, teksa portieri shqiptar nuk ka pranuar ende të rinovojë kontratën që përfundon në fund të sezonit. Gardiani i bardhekaltërve ishte një nga dëshirat e para të sheikëve të Newcastle-t, por duket se bardhezinjtë nuk janë të vetmit që e kërkojnë në Premier League.
Sipas asaj që raportojnë mediat në Angli, edhe Watfordi është futur në garë për shërbimet e Strakoshës. Skuadra mban vendin e 17 në tabelën e renditjes dhe drejtohet nga trajneri Ranieri, i cili disa vite bëri mrekullin dhe fitori titullin kampion me Leicesterin./Halit Delibashi-Sport Ekspres/