Saburtalo humbi me shifrat 0-1 ndaj Partizanit në shtëpi, por në Gjeorgji nuk janë dorëzuar ende. Trajneri Nozadze është shprehur se ekipi i tij ka shanse reale për të kaluar në turin e dytë të Conference League duke iu referuar panoramës që u ofrua në ditën e sotme.
“Kjo humbje të lë shumë keqardhje. Në pjesën e parë duhej të luanim më shpejt, ia dolëm disa herë, por nuk mjaftoi për të shënuar gol. Sulmi i parë i Partizanit dhe shkoi gol në portën tonë. Nuk i shfrytëzuam dot shanset tona.
Por duke parë këtë ndeshje, mendoj se kemi ende shanse për të fituar në Tiranë. Skuadra doli ashtu si e prisja. Partizani është ekip i mirë, kanë sulmues shumë të mirë që na krijuan probleme. Pas këtij rezultati them se shanset tani janë 60 me 40 në favor të Partizanit”, tha Nozadze. /Sport Ekspres/