“Përderisa lejohen ndeshje Championsi këtu…”, Ylli Aga merr shkas nga Dudelanzhi: Ta ndalim debatin për liçensimin e stadiumeve në Shqipëri

Tirana humbi përballje ne parë me Dudelanzhin me rezultatin 1-0. Por më tepër se sa për rezultatin, ndeshja u përfol shumë për sa i përket stadiumit në të cilin ekipi luksemburgas zhvilloi takimin. Me vetëm 1500 ulëse, tapet artificial dhe përmasa fushe disa metra më pak se ato standarte të kërkuara nga UEFA, impianti nuk plotësonte kushtet minimale për zhvillimin e një ndeshjeje të Champions League-s. Ylli Aga, në një lidhje direkte me emisionin “Skaner” në “MCN TV“, ka thënë për aq kohë sa UEFA jep miratimin për të luajtur një ndeshje kualifikuese të Champions-it në një stadium të tillë, atëherë debate për liçensimet e stadiumeve shqiptare nuk duhet të ekzistojë.

“U luajt në një stadium me parametrat e fushës 100 me 64, jo si janë zakonisht ndeshjet e Championsit me 105 me 68. E kam nga zyrtarët e ndeshjes. Por sipas stafit të Tiranës fusha është 98 me 62. Ajo fusha me ato parametra më kujtonte fushën e Rrogozhinës në sezonin që ka dalë Sulejman Starova kampion me Tiranën, 2004-2005. Stadium që nuk plotësonte asnjë kusht për ndeshje të Champions League-s. Debatin e përhershëm për liçensimin e stadiumeve ne duhet ta ndalim. Përderisa lejohet të luhet një ndeshje Champions League në këtë impiant, ne për ndeshjet e kampionatit tonë nuk duhet të flasim më”, ka thënë Ylli Aga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online