Gentian Selmani ishte lojtari i fituar në miqësoren e Shqipërisë kundër Uellsit. Portieri kuqezi tregoi të gjitha aftësitë në minutën e 73 duke veshur kostumin e “Spider-Man” për të ndalur goditjen e fuqishme nga distanca të kundërshtarëve.
Tashmë Reja është seriozisht në problem të madh sa i përket portierit që do të zgjedhë si titullar në të ardhmen pasi nuk duhet të harrojmë Strakoshën dhe Berishën që i përgjigjen niveleve të larta. Selmani e ka hedhur kandidaturën e tij dhe në prononcimin për “FSHF” ka treguar emocionet pas ndeshjes me Uellsin.
“Ishte një ndeshje e luftuar. Barazimi ishte i drejtë pasi të dy ekipet nuk krijuan shumë raste. U munduam të bënim lojën tonë, pa finalizuar. Këto ndeshje janë të vlefshme për përgatitjet për eliminatoret. Kemi grup të mirë të futbollistëve. Ishte ndeshja e parë dhe normalisht që kisha emocione. U mundova t’i menaxhoj mirë, të luaj thjeshtë. Shpresoj që të vazhdoj me performanca edhe më të mira”, u shpreh Selmani. /Sport Ekspres/