Një shqiptar pjesë e historisë së futbollit gjerman

Aktivizohet në Ligat Rajonale të Gjermanisë (kategoria e katërt e futbollit), megjithatë Ardian Morina mund të jetë krenar, sepse është futur në historinë e futbollit gjerman. Futbollisti shqiptar i SSV Ulm ka vendosur një rekord të ri, në një prej vendeve me futbollin më të zhvilluar në botë.

Mesfushori me tipare sulmuese është shndërruar në futbollistin që ka shënuar golin më të shpejtë në historinë e Kupës së Gjermanisë, trofeu i cili ndryshe njihet si DFB Pokal. Primati i 24-vjeçarit u vendos në ndeshjen ku Ulm luajti ndaj Dyseldorf.

Ardian Morinës i mjaftuan vetëm 14 sekonda për të shënuar, duke hyrë në historinë e trofeut më të vjetër të futbollit në Gjermani. Megjithatë, goli i tij i shpejtë nuk i mjaftoi SSV Ulm, me skuadrën që u mund me rezultatin e thellë 5-1.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *