Maratonomakët! “Banda shqiptare” të përshkron gjithë fushën, statistikat te Lokomotiva flasin qartë se kush udhëheq!

0

Nga Klaudio Ndreca

Lokomotiva e Zagrebit arriti që të kualifikohej për në finalen e Kupës së Kroacisë pasi arriti të fitonte me rezultatin 0-3 ndaj Slaven Belupos. Në këtë përballje do të linin gjurmën e tyre Enis Cokaj dhe Myrto Uzuni me golat e tyre, por njëkohësisht edhe me lojën e zhvilluar.

Nëse shohim statistikat e ndeshjes, ato flasin qartë: “Flitet për maratonomakët shqiptarë”! Këta të fundit kanë përshkruar gjithë fushën, duke dalluar nga gjithë pjesa tjetër e lojtarëve. Të rëndësishëm dhe të parët për të tërhequr Lokomotivën e Zagrebit, padyshim që gjithë besimi i dhënë nga ana e drejtuesve të ekipit kroat është shpërblyer në mënyrën më të mirë. /Sport Ekspres/

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.