“Një shekull histori me plot magji dhe emocione”! Duka uron Flamurtarin: Klubi legjendar të ketë sa më shumë suksese

Flamurtari mbush 100-vjeç dhe urimet vijnë nga të gjithë anët për vlonjatët. Mes tyre ishte edhe kreu i FSHF, Armand Duka, që uroj Flamurtarin. Nëpërmjet një postimi në “Facebook”, Duka vlerëson kontributin e dhënë nga ky klub për futbollin shqiptar.

“FC Flamurtari mbush sot 100 vjeç! Një shekull histori e mbushur plot me momente magjike dhe emocione të mëdha. Vlora dhe gjithë Shqipëria krenohen me historinë e lavdishme të djemve kuqezi.

Në këtë 100 vjetor kam kënaqësinë dhe privilegjin që t’i përcjell urimet më të mira në emër të Federatës Shqiptare të Futbollit dhe emrin tim personal.

I urojmë klubit legjendar të futbollit shqiptar sa më shumë suksese dhe rezultate pozitive në këtë shekull të ri që po nisin sot!”, përfundon urimi i kreut të futbollit shqiptar”, shkruan Duka. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online