“Jasir Asani është rritur shumë, pres rezultat pozitiv”! Perlat Musta kujton barazimin 2-2 të Shqipërisë në transfertën me Poloninë në Mielec

Shqipëria do të përballet ndaj Polonisë në transfertën e së hënës. Kuqezinjtë kanë arritur të barazojnë me këtë Kombëtare në një përballje direkte jashtë shtëpisë në eliminatoret e Botërorit 1986. Për të folur mbi këtë takim të historisë, por edhe për atë që na pret në ndeshjen e së hënës, Perlat Musta ishte i ftuar në “Sport Magazine” që transmetohet në “Ora News” dhe moderohet nga Drilon Xhepollari.

“Portierëve u mungojnë minutat, por me aq eksperiencë sa kanë, nuk do ta kenë problem, më veçanërisht Berisha. Ky është ekip i ri dhe është shumë shpejt për të folur, duhet ta shohim. Ndryshimi i trajnerëve sjell energji të re në ekip, bëjnë më të mirën e tyre, çdo futbollist. Kemi barazuar 2-2 në Poloninë në Mielec, në eliminatoret e Botërorit 1986.

Polonia vinte si e treta e Botës në kampionat më para, kishte lojtarë shumë të mirë atëherë. Ne kemi lojtarë premtues, shumë të mirë, por Silvinjo do kohën e tij që të përshtatet me ekipin dhe ekipi të përshtatet me të. Unë pres rezultat pozitiv në këtë ndeshje të parë me Poloninë. Jasir Asanin e njoh, ka treguar nivel të lartë gjithmonë, mund të ishte më para në Kombëtare, por tani është rritur shumë”, tha ish-portieri i Kombëtares. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online