I zakonshmi Arda Turan, sa herë luan për kombëtaren turke do krijohen probleme.
Mesfushori i Barcelonës, 96 ndeshje me kombëtaren, ka braktisur Turqinë pas miqësores së barazuar 0-0 në Maqedoni.
Në fluturimin e kthimit nga Shkupi Turan u grind keqas me një gazetar, zënka e disatë e tij sa herë është i grumbulluar me Turqinë.
Pas kthimit në Turi 30-vjeçar i Barcelonës ka lajmëruar tërheqjen nga kombëtarja: “Mendoj se erdhi momenti, po e mbyll me kombëtaren”.
Një lajm i mirë për Kosovën, sepse Turan është një nga yjet e kombëtares turke dhd largimi i tij trondit jo pak ekipin e drejtuar nga Fatih Terim.