Laçi po mendon për ndeshjen e radhës me Tiranën. Kurbinasit kërkojnë të rikthehen te fitorja pas dy ndeshjeve të fundit me Kamzën e Flamurtarin (regjistruan një barazim dhe një humbje). Pritet që të debutojë në Superiore edhe Besnik Prenga, i cili pritet të mbërrijë në Shqipëri dhe të marrë drejtimin e bardhezinjve pas largimi të Migen Memellit.
Për takimin me Tiranën ai do të ketë të gatshëm edhe një prej lojtarëve që solli në verë të kurbinasit. Mesfushori Nikola Eller mungoi në ndeshjen me Flamurtarin, teksa mjekët i kishin dhënë disa ditë pushim.
Së fundmi kroati është bashkuar me grupin dhe do të jetë i gatshëm për takimin kundër bardhebluve. Këtë javë te kurbinasit nuk ka asnjë të pezulluar, ndërkohë që do të vijojë të qëndrojë për shkak dëmtimi Bojan Najdenov. Maqedonasi rikthehet në mesin e janarit, pasi ka bërë një ndërhyrje në një nga gishtat e këmbës.