Një qytet krenar me Myrto Uzunin, FSHF tregon njeriun që përfaqëson Beratin në La Liga

Nga fushat me baltë në qytetin e Beratit, në stadiumet më madhështore të Europës. Karriera e Myrto Uzunit është e gjitha për t’u duartrokitur, teksa suksesi është ngritur mbi punën e palodhur dhe pasionin e pandalur të lojtarit shqiptar.

FSHF ka shpërndarë një foto në faqen e vetë zyrtare në “Instagram”, ku shihet Myrto Uzuni duke festuar golin e shënuar ndaj Spanjës, ndërsa në sfond është pamja e qytetit piktoresk, Beratit. “Një qytet kryenar me Myrto Uzunin”, shkruan Federata në postimin e saj, duke reklamuar kështu njeriun që po përfaqëson qytetin e Beratit në La Liga./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *