Gjithmonë e më tepër po shtohet lista e lojtarëve që kanë marrë ftesën nga Reja sa i përket takimeve që të zhvillohen në muajin mars. Klubi i Leces ka konfirmuar pjesëmarrjen e Kastriot Dërmakut me Kombëtaren, pavarësisht dëmtimit të fundit që e mbajti gjatë këtë mbrojtës jashtë fushës së blertë.
Në ditën e djeshme Enis Cokaj dhe Sherif Kallaku janë konfirmuar nga ana e Lokomotivës së Zagrebit që janë thirrur nga ana e Rejës. “Sport Ekspres” ka zyrtarizuar ftesën për Florian Kamberin, ndërsa gjithashtu edhe Nedim Bajrami do të jetë risia për këto ndeshje të kualifikueseve të Botërorit.
Megjithatë në rastin e fundit duhet të presim për mbylljen e dokumentacioneve, pasi problemet burokratike duhet të zgjidhen në një kohë rekord, teksa Bajrami ka luajtur më herët me Zvicrën U-21. Së fundmi është edhe Koniaspori që ka bërë zyrtare bashkimin e Sokol Cikalleshit me Kombëtaren e Shqipërisë për ndeshjet e muajit mars. /Sport Ekspres/
Ftesat e konfirmuara të Rejës
Enis Cokaj
Sherif Kallaku
Kastriot Dermaku
Sokol Cikalleshi
Nedim Bajrami
Florian Kamberi