Mësohet edhe arbitri për Tirana-Partizani, koha për t’u zhvilluar derbi i Shqipërisë

Në orën 13:00 do të luhet derbi Tirana-Partizani në stadiumin Selman Stermasi. Kjo ndeshje është e vlefshme për javën e 24-të te Superligës dhe do të arbitrohet nga Kreshnik Cjapi. Ndonëse pa tifozë, entuziazmi i kësaj sfide mbetet mjaft i madh pasi të dyja tifozeritë e skuadrave kanë filluar me përgatitjen e banerave apo të pankartave.

Përveç entuziazmit që ky derbi sjell është mjaft i rëndësishëm edhe për situatën që ndodhen të dyja klubet në renditjen e përgjithshme. Partizani vjen nga 3 rezultate jo të mira, 2 barazime dhe 1 humbje ndërsa Tirana i ka fituar të treja ndeshjet e fundit. Fitorja e Partizanit do të afronte të kuqtë me kreun e klasifikimit, pas humbjes së Vllaznisë dhe kështu do të largonte presionin e Tiranës në renditje. Nga ana tjetër, nëse Tirana arrin te fitojë, do te rikthehet të jetë përsëri konkurente për titullin kampion. Do të ishte një arritje e madhe për kampionët në fuqi, të cilët 4 javë më parë ishin larg Kupave të Europës.

Derbi Tirana-Partizani është një ndeshje mjaft e bukur, pasi te dyja skuadrat luajnë për lavdi dhe krenari. Kjo ndeshje i ka të treja rezultatet, prandaj duhet ndjekur patjetër. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online