Lionel Mesi ka postuar sot një foto në Instagram, ku shfaqet me Suarez dhe Nejmar, të tre të lumtur, si në kohërat e arta.
Në diçiturë, Mesi shkruan me humor: “Pike, u kthye!”. Natyrisht, batuta është për foton e famshme të Pikesë, i cili shkroi në Twitter para pak javësh: “Do të qëndrojë”, në lidhje me Nejmarin, i cili pak ditë më vonë iku në Paris.
Megjithatë, fotoja e postuar nga Mesi vjen në një moment të papërshtatshëm, sepse situata te Barcelona është shumë e nderë, merkatoja nuk po zhbllokohet, klubi ka hapur çështje gjyqësore kundër Nejmarit dhe flitet se Mesi nuk pranon të rinovojë nëse skuadra nuk përforcohet sërish. Mesazh në kod?