Metz arrin humbjen e dytë rresht, duke u mposhtur në shtëpi përballë Le Havre me rezultatin 0-1, por ekipi i Balliut vazhdon të kryesojë Liga 2 të Francës.
Ivan Balliu u aktivizua në pjesën e dytë, duke zëvendësuar francezin Rivierez, por pa arritur të ndihmojë ekipin që të shmangë humbjen. Ferhat shënoi golin e fitores për miqtë në minutën e 62-të, ndërsa Metz vazhdon të kryesojë në kuotën e 21 pikëve.
Pasi luajti 90 minuta në ndeshjen e kupës kundër Luki-Energjia, Enis Gavazaj është aktivizuar në fillimin e pjesës së dytë në humbjen e Jeniseit përballë Ufas.
23-vjeçari zëvendësoi Semakin, por vendasit e Ufës shënuan dy gola në pjesën e dytë, duke rikthyer rezultatin dhe marrë një fitore shumë të rëndësishme. Ekipi i Gavazajt qëndron në vendin e fundit në Premier Ligën e Rusisë në kuotën e pesë pikëve, pas nëntë javëve të para.