“Një njeri me zemër të zezë nuk mund të jetë i mirë”, lojtari i Osasunës tregon sherrin me Viniciusin: Edhe Nacho me Vasquez-in ishin dakort me mua

Finalja e Kupës së Mbretit u shoqërua me tension mes kampeve të Real Madridit dhe Osasunës. Viniciusi dhe Avila patën një zënkë mes tyre në pushimin mes pjesëve. Situata u qetësua pas ndërhyrjes së lojtarëve të tjerë. Avila ka sqaruar motivet që e shtynë drejt nervozizmit, teksa i vë fajin Viniciusit për fjalët që lëshoi në drejtim të tij.

“Fjalët e Vinicius-it më mërzitën shumë. Nacho dhe Lucas Vazquez ranë dakord me mua. Vinicius-i është një lojtar shumë i mirë. Ai është i mbrojtur, gjë që më duket e drejtë. Por duhet të jesh edhe njeri i mirë. Nëse ke një zemër të zezë, nuk mund të jetë kështu. Unë e dua Viniciusin si lojtar, ai ka shumë për të ofruar. Trajneri dhe kolegët do të korrigjojnë sjelljen e tij”, ka thënë Ezequiel Avila./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online