Një ndarje që nuk bëri mirë askujt, Barcelona dhe Messi vuajnë pa njëri-tjetrin në një sezon për tu harruar

0

Barcelona ka humbur hijeshinë e saj që pas largimit të Lionel Messit tek PSG. Pa argjentinasin në formacion, katalanasit përfunduan për herë të parë në Europa League. Gjithashtu dhe në kampionat paraqitja e tyre ka qenë mjaft e dobët. Por nga ana tjetër, Messi është shumë larg statistikave që zotëronte tek Barcelona.

Edhe pse është pika kyçe e PSG-së, Messi nuk arrin të jetë vendimtar, duke dhuruar shumë pak asiste dhe duke shënuar shumë herë më pak gola. Në kampionatin francez, Messi ka shënuar vetëm një herë në një total prej 865 minutash lojë. Në transfertë, 7 herë fituesi i Topit të Artë nuk shënon prej 7 muajsh, një shifër alarmante për një ish goleador të padiskutueshëm./Elio Hajdari-Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.