Në Polonië mendojnë për pasardhësin në krye të pankinës, në skenë del emri i trajnerit që transferoi Muçin

Kombëtarja e Polonisë po përballet me një situatë të vështirë ditën e sotme. Trajneri Paulo Sousa kërkoi të ndërpriste përpara kohe kontratën, pasi ka arritur marrëveshjen me Flamengon. Presidenti i Federatës ka mohuar kategorikisht largimin e tij përpara kohë, megjithatë në mediat polake kanë nisur të flasin për emrat që pritet ta zëvendësojnë.

“WP Sportowe Fakty“ nxjerr në dritë katër kandidatë, mes të cilëve renditet edhe Czeslaw Michniewicz. Ky i fundit ishte trajneri i Legias deri para pak muajsh, me të cilët fitoi edhe titullin kampion sezonin e shkuar. Kujtojmë se Michniewicz ishte trajneri që dha dritën jeshile për transferimin e Ernest Muçit në Varshavë, madje edhe duke e krahasuar talentin shqiptar me Lionel Messi-n./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online