Një mundësi që ndodh rrallë, Dinamo Zagreb mund të vendos vetë se ku do të luajë në sezonin e ardhshëm në Europë

GNK Dinamo Zagreb mbrëmë ka mposhtur PAOK-un me rezultat 2-0 në Maksimir dhe është në rrugë të mbarë për të arritur çerekfinalen e Conference League. Me ecurinë e sezonit, Dinamo po bëhet gjithnjë e më e mirë. Më parë eliminuan Betisin, tani janë afër eliminimit të PAOK-ut dhe njëkohësisht “punuan” në kampionat për t’u rikthyer sërish në luftën e vendit të parë.

Nuk është e pamundur që Dinamo të shkojë deri në fund dhe madje të fitojë Conference League, ndonëse ka një sërë skuadrash të forta që ende konsiderohen favoritë për trofeun përpara skuadrës së Zagrebit, pikërisht Aston Villa (luajti 0-0 me Ajax-in. në ndeshjen e parë), më pas Fenerbahçe, Lille, Sporting, Atalanta…

Prandaj, për shumëkënd është e paqartë se ku do të luante Dinamo nëse do t’i fitonte të dyja kompeticionet. Domethënë, në rast të fitimit të kësaj kurore të dyfishtë, Dinamo do të zgjidhte se në cilën nga kupat evropiane do të luajë sezonin e ardhshëm. Fituesit të Conference League i garantohet një vend në fazën e grupeve të Europa League, ndërsa kampioni i Kroacisë shkon në turin kualifikues të Champions League.

Çdo zgjedhje ka të mirat dhe të këqijat. Nëse vendos për Champions League, mund të ndodhë që të fitojë dhjetëra milionë euro duke hyrë në fazën e grupeve, por edhe që si këtë sezon të fundoset deri në Conference League. Në rast se do të zgjedhë Europa League, do të kishte një status të privilegjuar në shortin e grupeve të EL, por do të duhej të hiqte dorë nga mundësia e të ardhurave të mëdha që sjell në grupet e Champions League. /Elio Hajdari-Sport Ekspres/

 

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online