“E kuptonte që po plakej, por kur e lije në stol mërzitej”, Solskjaeri flet për transferimin e Ronaldos: Nuk funksionoi as për mua, as për atë

Ole Solskjaeri ishte i ftuar në “Stick to football”, ku ka rrëfyer përvojën e tij si trajner i Mançester Junajtedit. Norvegjezi i është kthyer periudhës kur Ronaldo iu bashkua “djajve të kuq”. Solskjaeri ka thënë se ishte vendimi i tij për ta sjellë në Mançester, por në fund bashkëpunimi nuk doli të ishte ai që pritej.

“Ishte një vendim shumë i shpejtë. Kur u bë e qartë se do të largohej nga Juventusi, të gjithë klubet e donin. Isha shumë entuziast dhe thashë ‘po’. E njihnim Kristianon, aftësitë e tij. Thamë: ‘Ai është 37, por duhet ta menaxhojmë, sepse është golashënuesi më i mirë në botë’. Ishte vendimi im. Nuk funksionoi për mua, nuk funksionoi për Kristianon, por ishte vendimi më i mirë në atë kohë. Kur flisje me të, donte të luantë 3 nga 4 ndeshje, sepse e kuptonte që po plakej. Por kur e lije jashtë një herë mbetej i pakënaqur”, ka treguar Ole Solskjaeri./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online