Një muaj stres, Kukësit i kthehen telefonat e konfiskuar në Austri

Një muaj më parë Kukësi, por edhr futbolli shqiptar, u trondit nga ndalimi i disa lojtarëve dhe drejtuesve në Vjenë, para nisjes për në Moldavi, për sfidën e Champions League kundër Sherifit.

Mes protestave të Kukësit, autoritetet austriake u morën telefonat për kontroll dhe për një muaj kanë nxjerrë çfarë u duhej.

Sot te Kukësi ka ardhur lajmi i mirë: telefonat janë kthyer në Shqipëri! Si një dhuratë për festa, në selinë e Kukësit ka mbërritur pakoja me telefonat “e inkriminuar”, ndërsa nuk ka asnjë informacion mbi hetimin, natyrisht.

Nëse ka pasur të dhëna të rrezikshme për Kukësin, pas hetimit austriak, e sigurt është që do të aktivizohet edhe prokuroria jonë dhe historia do të zgjatë shumë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *