Kantieri Teuta, stadiumi thuajse gati dhe Moçka në horizont

Teuta, ashti si Flamurtari, këtë verë ka planifikuar dy minifaza përgatitore, sepse pas kthimit nga Italia, do të niset për në Maqedoni më 15 gusht, ku në Ohër do të stërvitet për dy javë të tjera.

Ndërkaq, punimet në stadiumin “Niko Dovana” avancojnë me ritme të larta dhe fotot e fundit publikuar nga klubi durrsak tregojnë se ndryshimi është i jashtëzakonshëm, duke nisur nga tribuna qendrore dhe tribunat e tjera e deri tek ambientet e brendshme, duke përfshirë edhe vendosjen e ajrit të kondicionuar në dhomat e zhveshjes, apo komoditete të tjera mjaft të rëndësishme. Plani është që më 9 shtator ndeshja Teuta-Luftëtari të luhet në Durrës, në një ambient të shkëlqyer.

Image may contain: outdoorNdërkaq, vazhdon puna edhe për ndërtimin e një skuadre sa më të kompletuar dhe emri i fundit i cili mund të bashkohet me Teutës është ai i Shpëtim Moçkës. Portieri vlonjat ka qenë titullar në dy sezonet e fundit te durrsakët, por kontrata i përfundoi në maj dhe deri tani nuk kishte pasur bisedime për rinovim. Gjithsesi, tashmë marrëveshja është pranë dhe 27-vjeçari mund të bashkohet me skuadrën në stërvitje që të hënën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online