Shqipëria do të luajë një miqësore luksi më datë 26 mars, ku në orën 19:00 do të zbresë në fushë kundër Spanjës. Një ndeshje ndaj një kundërshtari që i përket ajkës së Kombëtareve europiane, e cila është e gjitha për tu shijuar. Ndërkohë FSHF ka shpërndarë një postim në faqen zyrtare në “Facebook”, ku u kujton të gjithëve se sa është rritur ekipi ynë kombëtar në vitet e fundit.
“Më 26 mars 2022 Shqipëria luan me Spanjën në stadiumin “RCDE” të Espanjolit, Barcelonë. Fakti që ish-kampionët e Botës dhe të Europës kanë zgjedhur të përballen me Shqipërinë konfirmon faktin se ekipi kuqezi është rritur ndjeshëm ndër vite dhe gëzon reputacion të madh në arenën ndërkombëtare”, shkruan FSHF-ja./Halit Delibashi-Sport Ekspres/