Fjala “VAR” nuk do të jetë aspak e mirëpritur në ambientet e klubit të Sasuolos në ditët në vijim. Shkak për këtë është bërë një rast i pabesueshëm, që pa skuadrën nga Rexho Emilia t’i hiqej e drejta e golit për vetëm një milimetër.
Në krahun tjetër Patrik Shik u ndje personi më fatlum në fushë, pasi teknologjia “VAR” i hoqi atij mundësinë e autogolit. Rasti është aq milimetrik saqë po ta shohësh me sy të lirë të duket një gol i sigurt, por një pamje më e detajuar zbulon se topi nuk e kaloi plotësisht vijën fatale, dhe kjo për vetëm një ose dy mimiletra.
Analiza e “VAR”