Një mes këtyre 3 rivalëve/ Çfarë shorti për Laçin, mund të vijë Murinjo me Totenhemin në Shqipëri

Nga Klaudio Ndreca

Nëse mendoni se Wolfsburgu do të ishte një kundërshtar i pamundur për Kukësin që të kalonte më tej në “Europa League”, nga ana tjetër Laçi nuk mund të luante më shumë shanse ndaj një tjetër ekipi të njohur në elitë.

Teksa rrethi është ngushtuar me vetëm tre ekipe të mundshme që mund të jenë përballë kurbinasve, atje gjendet edhe Totenhemi i Murinjos. Kështu në ndarjen e re që është bërë nga ana e UEFA-s ku nesër do të hidhet edhe shorti, Laçi mund të luajë përballë Totenhemit në turin e dytë. Ky do të ishte “ferri i vërtetë”, ndërsa kundërshtari i dytë i mundshëm i vështirë është Hapoel Beer Sheva. Këta të fundit janë bërë të njohur në Europë pasi arritën të mundnin Interin përpara disa vitesh në dy ndeshje në “Europa League”.

Por përveç këtyre fitoreve që i dhanë më tepër prestigj, gjithmonë janë treguar konkurrues edhe në elitën e futbollit të Izraelit. Nga ana tjetër një kundërshtar më i thjeshtë dhe shpresa e madhe e ekipit shqiptar do të jetë që goglat të nxjerrin emrin e ukrainasve, Kolos Kovalivka. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online