Ngushtohet rrethi edhe për shortin e Teutës, ekipi i La Liga-s është më i forti në tre mundësitë

Teuta ka mësuar gjithashtu kundërshtarët e mundshëm sa i përket turin të dytë në “Europa League”. Durrsakët kanë bindur me fitoren e marrë ndaj Betar Jerusalem në turin e parë duke ia dalë 2-0 falë golave të realizuara me Krasniqin dhe Hebajn.

Megjithatë vështirësia rritet në turin e dytë atje ku do të shpresohet që të gjendet një mes Apolon Limasol dhe Steaua e Bukureshtit. Durrsakët mund ta kenë përballjen me ekipin qipriot si më të dëshiruarin e momentit, pasi nga ana tjetër skuadra rumune ka një investim të madh dhe do të jetë më e vështirë për t’u kaluar. E në fund si kundërshtari që kurrsesi nuk duhet të tërhiqet nga goglat e shortit është Granada e La Liga-s, që do të sillte me vete shumë kualitete për të bërë detyrën ndaj Teutës. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online