Të tërhiqet vetëm një ekip/ Wolfsburgu ose Ardian Ismajli kundër Kukësit, çfarë shorti për ekipin e Gegës

Nga Klaudio Ndreca

Pasi kanë arritur të kalojnë me sukses Slavian e Sofias, Kukësi do të njihet nesër me kundërshtarin për turin e dytë të “Europa League”. Tashmë vështirësia niset që të shtohet dukshëm, kur dy nga tre rivalët e mundshëm për verilindorët mund të konsiderohen si një ferr më vete.

Ekipi i pamundur në dukje për t’u kaluar është Wolfsburgu, që vjen nga Bundesliga. Goglat nuk duhet t’i rezervojnë kurrsesi një përballje të tillë Gegës, pasi do të ishte më tepër një përballje prestigji që më pas të jep biletën përfundimtare për t’u kthyer në shtëpi.

Një tjetër kundërshtar i mundshëm është edhe Hajduku i Splitit. Sigurisht që flitet për një rival më të dobët sesa i pari në short, por edhe në këtë rast është një mision i vështirë për t’u kualifikuar pasi mbi të gjitha trajneri Gega ka pak kohë me ekipin dhe një tjetër kualifikim me këtë emër të kundërshtarit, ka pak gjasa të ndodhë. Ndërkohë e vetmja mundësi për të kërkuar mbërritjen më tej është Zrinjski, ekipi i ardhur nga Bosnja-Hercegovina, në përballjen që mund ta shihte Kukësin me një këmbë në turin e tretë në “Europa League”. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online