Një lojtar i Shqipërisë kundër Tiranës në “Europa League”: Me Zvezdën pësuan një gol koti

Taulant Seferi është kthyer pas huazimeve të njëpasnjeshme për t’iu bashkangjitur sërish Young Boys. Kampionët e Zvicrës nuk i kanë dhënë hapësira deri tani sulmuesit të Shqipërisë, ndërsa në ditët në vazhdim priten zhvillime të reja që do të përcaktojnë përfundimisht të ardhmen e tij.

Ndërkohë Seferi është duke vazhduar përgatitjet kundër Tiranës pasi do të përballen në fazën e “Play Off” të Europa League. Në një prononcim për “TV Klan” përpara kësaj ndeshje, Seferi ka pasur një vlerësim të madh për bardheblutë sa i përket ndeshjes kundër Zvezdës.

“Tek Young Boys po e përgatisim maksimalisht ndeshjen me Tiranën, pasi duam të jemi në grupet e Europa League. Grupi është i plotë dhe nuk kemi të lënduar. Tirana ka një ekip shumë cilësor. E kam  parë edhe sfidën kundër Crvenza Zvezda ku bënë një super ndeshje, por fati nuk ishte në duart e tyre dhe pësuan një gol koti mund ta them”, ka thënë Seferi. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online