Lëvizja që do të gëzonte tifozët në Shqipëri, Berat Gjimshitin e do ekipi i njohur në Serinë A

Një sezon ëndrrash ka kaluar në vitin e fundit Berat Gjimshiti me Atalantën. Mbrojtësi shqiptar ka luajtur në nivelet më të larta të futbollit, duke shkuar larg edhe në “Champions League”. Trajneri Gasperini i ka besuar vendin e titullarit të padiskutueshëm te skuadra e Bergamos, duke ofruar siguri për prapavijën.

Së fundmi janë mediat në Itali që raportojnë për dy ekipe që trokasin në derën e Atalantës për Gjimshitin. Njëra prej tyre është edhe Milani, skuadra që ka shumë tifozë në Shqipëri dhe që do të gëzoheshin për një transferim të tillë. Megjithëse duhet theksuar se pavarësisht historisë së madhe të kuqezinjëve, në këto kohë të fundit është Atalanta që po bind më tepër me rezultatet e marra.

Gjithashtu edhe Ajaksi po kërkon më tepër informacione për Gjimshitin, ndërsa në ditët në vijim pritet të ketë më shumë qartësim mbi një lëvizje të mundshme që mund të bëjë mbrojtësi i Shqipërisë. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online