Luka Modriç është shpallur lojtari më i mirë i vitit. Mesfushori i real Madrid është nderuar sot pas hedhjes së shortit të Champions League-s me çmimin si lojtari më i mirë i vitit.
Një vlerësim shumë i madh për kroatin, i cili kurorëzon një vit mjaft të suksesshëm, pasi jo vetëm fitoi Championsit me madrilenët, por arriti që të shkonte deri në finalen e Kupës së Botës me kroacinë e tij.
33-vjeçari mori pak minuta më parë dhe çmimin si mesfushori më i mirë i sezonit. Edhe pse 33 vjeç Modriç arrin të marrë një trofe individual nga më të rëndësishmit.