Shumë persona vendosin në mëdyshje sesa ndihmuan dy miqësoret e fundit të luajtura pa tifozë, lojtarët e Superiores. Këta të fundit u vendosën në urdhërat e Rejës, duke iu dhënë fanella e Shqipërisë. Me siguri që te Partizani e dinë fare mirë se vlera e këtyre takimeve ishte e madhe. Pikësëpari për Tedi Carën, që edhe me rritjen e besimit, dje ishte i pandalshëm në ndeshjen me Bylisin.
Por tema kryesore është Skuka. Trajneri i Kombëtares kishte një kritikë për këtë sulmues duke u shprehur se ndalon së luajturi kur nuk ka topin në zotërim. Futbollisti u pa i transformuar në ndeshjen e djeshme ndaj Bylisit, duke vrapuar edhe në momentet që topin e kishin kundërshtarët. /Sport Ekspres/