Një kompani gjermane kërkon aksione te Vllaznia

Vllaznia e fushës dhe Vllaznia e zyrave, lëvizje pa fund në Shkodër këtë janar, ku duket se po fryn një erë e re. Nëse Ernest Gjoka ka afruar disa lojtarë cilësorë dhe shpresohet te kthesa e madhe, Vllaznia edhe jashtë fushe merr lajme të bujshme, sepse nuk është vetëm Valter Fushaj personi i interesuar për të blerë aksionet e klubit shkodran.

Shkodraneës.org raporton sot se në Shkodër ka mbërritur një përfaqësues i një kompanie nga Gjermania e interesuar për të privatizuar këtë klub. Bëhet fjalë për firmën Ramej në Gjermani e cila ka aksione tek ekipe si Nurenbergu apo Borusia Dortmundi, por edhe disa skuadra të tjera në Gjermani dhe jashtë saj. Prej disa muajsh kjo kompani paraqitur edhe një kërkesë zyrtare në bashkinë Shkodër, duke shprehur interesin e tyre për Vllazninë.

Një prej përfaqësuesve më të lartë të kësaj kompanie ka ardhur në Shkodër, teksa ka ndjekur stërvitjen e Vllaznisë tek fusha stërvitore në Golem, përpara ndeshjes që kuqeblutë kanë me Kukësin. Përfaqësuesi gjerman ka parë edhe mjedise të tjera të klubit shkodran. Po ashtu mësohet se po analizojnë të gjitha detajet e mundshme lidhur me situatën tek Vllaznia, që nga ajo teknike e deri tek ajo ekonomike e sportive, për të pasur në fund një ofertë konkrete kur të hapet tenderi i privatizimit. Drejtori i akademisë Vllaznia Alban Hasani  i ka shoqëruar përfaqësuesit e kompanisë gjermane gjatë qëndrimit të tyre në Shkodër, ku kanë zhvilluar disa takime me kryetaren e bashkisë Voltana Ademi.

Nuk mbaron me kaq, sepse raportohet se se gjermanët nuk janë e vetmja palë e interesuar nga jashtë. Është edhe një kompani shumë e njohur turke, që po përgatit të gjithë dokumentacionin e duhur për të bërë edhe ajo një ofertë konkrete për Vllazninë. Edhe turqit janë duke pritur momentin kur të hapet tenderi, duke parë se sa janë përqindjet e aksioneve që do të dalin në shitje dhe se sa është vlera e aseteve të Vllaznisë.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online