Zllatan Ibrahimoviç ka prezantuar disa javë më parë librin e tij autobiografik të titulluar “Unë jam futbolli”. Një përbledhje e jetës dhe karrierës së tij, ku ndër të tjera suedezi ka menduar të fusë edhe disa detaje interesante për të joshur lexuesit. Një ndër to dhe skuadra e tij ëndrrave me lojtarët më të mirë me të cilët ka luajtur.
I përzgjedhuri i suedezit në portë është Xhanluixhi Bufon. Mbrojtja vazhdon me një tjetër koleg të kohërave të Juventusit, bëhet fjalë për mbrojtësin e majtë Lilian Thuram. Qendrat e mbrojtjes janë dy “milanistë”, Tiago Silva dhe Nesta, ndërsa krahun e majtë e mbulon braziliani Maksuell, me të cilin ka luajtur në katër ekipe të ndryshme. (Ajaks, Inter, Barcelona PSG).
https://www.instagram.com/p/Bq2khmwg-k6/?utm_source=ig_web_copy_link
Mesfusha përbehet nga “juventinët” Vieira dhe Nedved, ndërsa e plotëson një legjendë si Ksavi Hernandez. Treshja e sulmit përbehet nga vetë ai me Mesin në krah të majtë dhe Ronaldinjon në krahun tjetër
Bufon; Thuram, Tiago, Silva, Nesta, Maksuell; Vieira, Ksavi, Nedved; Mesi, Ibrahimoviç, Ronaldinho.