Një kampion Shqipërie për Trepçën e Maganit

Në moshën 23-vjeçare një futbollist duhet të luajë, nuk ka rëndësi ku, sepse stoli te një ekip, qoftë ai kampion i vendit, nuk i bën mirë askujt. Për këtë arsye, Rexhep Memini ka vendosur të ndërmarrë një hap të guximshëm bë karrierën e vet, duke shkuar në Kosovë.

Një kampion duhet të luajë për një ekip kampion dhe duket se Memini kështu ka menduar, kur pas largimit nga Kukësi ka zgjedhur të luajë për Trepçën ’89, kampionen në fuqi të Kosovës, atje ku ka firmosur zyrtarisht sot.

Firma me klubin nga Mitrovica nuk është e rastësishme, sepse këtë janar aty ka shkuar edhe Gugash Magani. Në sezonin 2012/13 Magani shkoi në Europa League me Teutën dhe atë sezon Memini nisi të luante në Superiore, duke shtruar rrugën për të shkuar më pas të Kukësi, aty ku vjet fitoi titullin me Gjokën duke luajtur 879 minuta në Superiore, por ku doli në plan të dytë me Milinkoviçit, duke mos prekur fushat e Superiores në pjesën e parë të sezonit aktual.

Trepça ’89 është klub serioz e ambicioz, vlerat e Maganin njihen, tani e ka radhën Memini të bëjë hapin final dhe të kalojë në etapën e ardhshme, atë të mbrojtësit të afirmuar e të besueshëm për formacionin bazë. Nëse pastaj fiton edhe titullin në Kosovë, ai është rekord për t’u mburrur e për ta konsideruar veten hajmali.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online