Bedri Greca zgjedh Tiranën. Mesfushori 26-vjeçar, i cili sezonin e fundit luajti për Kukësin, duke u shpallur kampion, tashmë zbret një kategori më poshtë, për të veshur fanellën e klubit legjendar.
Greca ka firmosur kontratë dy-vjeçare, pas një muaji stërvitje me bardheblutë, duke bindur trajnerin Ze Maria.
“Jam shumë i lumtur që jam këtu. Ka qenë ëndërr për mua, pasi kam qene gjithmonë tifoz i Tironës. Është një mundësi mjaft e mirë që më është dhëne për karrierën time dhe do të jap maksimumin. Falënderoj klubin që besoi tek mua dhe tani kam si detyrim t’i shpërblej. Shpresoj te rikthehemi shume shpejt aty ku i takon kësaj skuadre te luajë”, ka deklaruar Greca për faqen zyrtare të Tiranës.