Një histori suksesi në Azerbajxhan, shifrat e Xhejms flasin vetë

Xhejms Adeniji bëri një sezon shumë të mirë në Azerbajxhan me skuadra e Gabala. Kampionati i parë jashtë Shqipërisë për nigerianin, i cili arriti të shënonte 10 gola. Rekordi i sulmuesi është 15 gola (9 me Laçin dhe 6 me Skënderbeun) në sezonin 2015-2016.

Këtë verë nuk i kanë munguar oferta, teksa Karabaku e ka bërë një të tillë. Gjithsesi shuma e kërkuar nga Gabala është konsideruar e lartë dhe nuk ka pasur një marrëveshje, sikurse bëjnë me dije burime të SportEkspres.com pranë lojtarit.

Xhejms u përfshi në formacionin më të mirë të të huajve në Azerbajxhan, ndërkohë që së fundmi është përfshirë në listën e atyre lojtarëve që e kanë justifikuar shpenzimin e bërë për të. Gabala një vit më parë pagoi te Skënderbeu rreth 250 mijë euro për kartonin e sulmuesit.

Asokohe vlera e tij në transfermarkt kapte shifrën e 450 mijë eurove. Një sezon në Azerbajxhan e ka çuar vlerën e sulmuesit në 900 mijë euro, dyfish nga një sezon më parë. Xhejms po përgatitet për sezonin e ri dhe mbetet për t’u parë nëse do të mbetet te Gabala, apo do të shitet në ndonjë klub tjetër.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *