Kampionëti Botëror po afron dhe Kombëtaret po përpilojnë listën me lojtarët që do të kenë në dispozicion për këtë kompeticion. Ekipet kombëtare publikojnë fillimisht listën provizore me 55 lojtarë, për ta shkurtuar më pas në atë përfundimtaren që do të udhëtojë drejt Katarit. Një biletë për në Botëror mund të vijë edhe për ish-sulmuesin e Partizanit.
Kaleb Ekuban është përfshirë në listën me 55 futbollistët e përzgjedhur nga trajneri Oto Ado. Në listën e Kombëtares së Ganës gjenden vetëm 6 sulmues, çka i jep shpresa të mëdha futbollistit afrikan për të përmbushur një nga ëndrrat e tij më të mëdha në karrierë. Nëse emri i tij do të jeptë pjesë e ekipit që trajneri i Ganës dëshiron të marrë me vete në Katar, atëherë do të kishim të bënim me një histori të vërtetë sukses. Pak vite më parë me fanellën e Partizanit në Superiore dhe tashmë me atë të Xhenoas duke pritur me ankth ftesën për në Botëror./Halit Delibashi-Sport Ekspres/
? ??-??? ??????????? ????? ??? ??? ????? ??? ?? ????? ??#BlackStars #FIFAWorldCup | #BringBackTheLove pic.twitter.com/VNts3RDr1E
— ?? Black Stars (@GhanaBlackstars) November 4, 2022