Një goditje në portë që nuk erdhi kurrë në 95 minuta, Armando Broja i djeg skedinën një tifozi britanik

Shumë tifozë të Southamptonit ishin të dëshpëruar me performancën e Armando Brojës ndaj Burnley, në atë humbje me shifrat 2-0. Por një tifoz britanik kishte më shumë arsye për të qenë i pakënaqur me sulmuesin shqiptar.

Pasi i kishte vendosur 10 paundë skedinës, tifozi kishte zgjedhur që të parashikonte gjithçka do të ndodhte te ndeshja mes Burnley-Southampton. Ai arriti t’i gjente të gjitha parashikimet e tij, por bileta prej 300 paundësh nuk rezultoi fituese pasi Armando Broja nuk goditi asnjëherë në portë.

Parashikimi i vetëm i gabuar ishte të paktën një gjuajtje në portë e sulmuesit të Kombëtares që nuk erdhi, pavarësisht se luajti për 95 minuta në fushë. Tifozi e ka shpërndarë këtë postim në “Tëitter” duke shfaqur irritimin e tij. /Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *