Dinamo është larguar me një barazim 1-1 nga transferta në Slloveni. “Nëndetësja” gjeti e para rrugën e rrjetës që në minutën e 15 të takimit. Ishte Hekuran Berisha ai që shënoi golin e vetëm të Dinamos në këtë sfidë.
Ekipi i Ilir Dajës ishte në kontroll të lojës, por një gabim i Aldo Teqjas i hoqi fitoren nga duart Dinamos. Portieri i dinamovitëve i fali topin kundërshtarit në minutën e 84-t, kur Vërbaneci shfrytëzoi rastin dhe barazoi shifrat në 1-1. Kështu, kualifikimi për në turin e tretë kualifikues të Ligës së Konferencës do të vendoset javën e ardhshme në Shqipëri, ku do të zhvillohet ndeshja e kthimit./Sport Ekspres/