Finale për objektiva të ndryshme, e Para planifikohet në dy ditë

Kategoria e Parë rikthehet në fundjavë dhe tashmë janë përcaktuar edhe ditët e zhvillimit të ndeshjeve. Kështu, ditën e shtunë luhen sfidat e pesësheve të para në të dyja grupet. Kështu, për llogari të grupit A përballen çiftet Vllaznia-Dinamo dhe Erzeni-Korabi. Shkodranët luajnë në shtëpi dhe synojnë marrjen e tre pikëve, që i afrojnë edhe më afër objektivit Superiore. Erzeni ndjekës do kërkojë pikët maksimale me Korabin, sfidë që luhet në Rrogozhinë.

Grupi B gjithashtu ofron sfida mjaft interesante, me Bylisin e Besën që kanë vetëm tre pikë diferencë. Këtë javë të dyja skuadrat luajnë në shtëpi. Ballshiotët presin Orikun, kurse kavajasit do kërkojnë hakmarrjen ndaj Lushnjës, ekip që i mundi në fund të fazës së dytë.

KATEGORIA E PARË – JAVA 20

GRUPI A/PLAY OFF
E shtunë, më 9 mars, ora 15:00
Erzeni-Korabi
Vllaznia-Dinamo

GRUPI B/PLAY OFF
E shtunë, më 9 mars, ora 15:00
Bylisi-Oriku
Besa-Lushnja

E diela do të ketë beteja mbijetese. Në grupin A Veleçiku do kërkojë t’i japë një “goditje” Vorës së vendit të fundit dhe të vijojë luftën për të shpëtuar direkt nga rënia. Sfidë mjaft interesante ajo që luhet në Burrel mes vendasve dhe Ilirisë. Të dyja ekipet e nisën me fitore fazën e tretë.

Grupi B sjell takime të rëndësishme në Pogradec dhe Fier. Liqenorët, pas fitores së arritur në transfertë me Elbasanin, do kërkojnë të bëjnë detyrën me cërrikasit në shtëpi. Ndërkohë verdheblutë shkojnë në Fier, ku Apolonia ka objektiv të vetëm fitoren pas barazimit me Tomorin.

GRUPI A/PLAY OUT
E diel, më 10 mars, ora 15:00
Veleçiku-Vora
Burreli-Iliria

GRUPI B/PLAY OUT
E diel, më 10 mars, ora 15:00
Pogradeci-Turbina
Apolonia-Elbasani

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online