Peter Pakult ishte ai që e kërkoi në skuadër, por më parë e kishte dashur edhe Ernest Gjoka. Flasim për mbrojtësin e qendrës, Harallamb Qaqin, i cili nënshkroi në verë dhe ishte pjesë e skuadrës verilindorë në gjysmën e parë të këtij sezoni.
Në janar, duke qenë se nuk pati shumë hapësira, e pa të arsyeshme të kalonte te Kamza që drejtohet pikërisht nga Gjoka, i cili tanimë drejton Kukësin. Gjërat te skuadra periferike e kryeqytetit nuk shkuan mirë dhe u përjashtua nga kampionati.
Qaqi, edhe pse nuk është nën kontratë me Kukësin, është bashkuar me “ish” ekipin e tij dhe po stërvitet. Kjo faktohet edhe nga fotot e postuar nga klubi verilindor, ku shihet mbrojtësin së bashku me Faton Xhemailin, një nga prurjet e janarit.