Në Francë, një deklaratë e bërë nga gazetari Denis Balbir ka sjellë polemika. gazetari sportiv i Group M6 ka folur për TV Magazine dhe është shprehur se një ndeshje futbolli djemsh nuk mund të komentohet nga një femër.
Balbir e ka pranuar se kjo nuk do të tingëllojë mirë, por ka arsyetuar mendimin e tij se pse një femër nuk mund të komebtojë një ndeshje djemsh. “Unë jam kundër. Ju më pyesni, unë përgjigjem”, tha fillimisht gazetari.
Më tej ai shtoi: “Unë jam kundër sepse një femër kurrë nuk mund të ketë timbrin e duhur vokal. Unë e di se do të konsiderohet misogjene dhe seksiste, por me shumë keqardhje kjo është e vërteta. Flas për zërin e kronistit, atë të zërit të parë”.