Një dritare e re për Xhuzepe Rosin, në Itali i besojnë akoma  

0

Ish-sulmuesi i Fiorentinës dhe Xhenoas, Xhuzepe Rosi është pranë gjetjes së një ekipi të ri. Mbas mbylli me sukses çështjen e dopingut në gjykatën sportive italiane, 31-vjeçari po shqyrton ofertat e shumta që i kanë ardhur agjentit të tij.

Sipas gazetës napolitane “Il Mattino”, sulmuesi është shumë pranë firmës me skuadrën e Juve Stabian. Klubi që militon në Serie C është “kollitur” paksa për të plotësuar kërkesat e sulmuesit, që në karrierën e tij ka siguruar 30 aktivizime me kombëtaren e Italisë.

Sigurisht, shumë vetë mund të çuditen nga ky regres kaq i madh, por s’duhet harruar fakti se Rosi është një lojtar me një “CV” me dëmtime të shumta në gju, ku numërohen mbi pesë raste ku ai ka ndenjur më shumë se 6 muaj në riaftësim larg ekipit.

You might also like

Leave A Reply

Your email address will not be published.