“Një dopietë përrallore”/ Shkëlqeu me dy golat e tij, Ndoji merr vlerësimin më të lartë nga media italiane

Emanuele Ndoji ka bërë një paraqitje për tu duartrokitur ditën e sotme, duke ndihmuar skuadrën e tij të marrë një fitore të thellë kundër Pordenones. Breshia triumfoi me shifrat 4-1, ku dy gola erdhën pikërisht prej këmbës së mesfushorit shqiptar si një fototkopje e njëri-tjetrit.

Pas kësaj paraqitjeje të shkëlqyer, Ndoji ka marrë vlerësime të larta edhe nga mediat italiane. “Tuttomercatoweb” i ka dhënë notën më të lartë prej të gjithë lojtarëve që u aktivizuan në takimin e sotëm në vlerësimin e bërë pres saj.

“Ndoj 7 – Një dopietë përrallore me dy të djathta si fotokopje që përfundojnë në kryqëzimin e shtyllave”, shkruan media e njohur në vlerësimin që i jep Emanuele Ndojit për paraqitjen e bërë kundër Pordenodes ditën e sotme./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online