VIDEO/ Kjo ishte për Zidan! Reali i Madridit nënshtron Barcelonën në “El Clasico”, mbyllet mes spektaklit

Përballja mes Barcelonës dhe Realit të Madridit i ka përmbushur pritshmëritë e tifozëve. Një spektakël i vërtetë u dhurua nga ana e të dyja ekipeve që krijuan shumë mundësi për të tundur rrjetën kundërshtare. Megjithatë në stadiumin e boshatisur për shkakun e pandemisë u përfundua në shifrat 1-3. Valverde do të kalonte i pari në avantazh miqtë, por nuk do të vononte shumë goli i barazimit nga ana e Ansu Fatit.

Për të menduar rikthimin në avantazh të madrilenëve ka menduar Serxho Ramos. Nga pika e bardhë e penalltisë nuk do të gabonte për të dërguar shifrat sërish në 1-2. E shifrat e takimit i ka vendosur Luka Modriç në minutat e fundit që pas disa lëvizjeve të bukura në zonën kundërshtare duke gënjyer portierin e Barcelonës ka shënuar edhe golin e tretë. Fitore kjo e cila shkon për Zidan që ishte duke rrezikuar stolin përpara kësaj “El Clasico”./Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online