Një boksier me emër vjen për të sfiduar Nelson Hysën, batuta dhe thumbime në konferencë: Nuk marrim shoferë autobusash si boksierët e tjerë

Një event i madh i boskit do të zhvillohet ditën e nesërme në pallatin e sportit “Ramazan Njala” në Durrës. Ky event do të kulmojë me një përballje që pritet të ofrojë spektakël në ring. Nelson Hysa do të masë forcat e tij me një boksier që ka bërë një karrierë të gjatë dhe të suksesshme në këtë sport. Bëhet fjalë për Denis Williams-in, që ndër të tjerë ka mposhtur edhe legjendën e boksit, Mike Tyson-it.

Të dy boksierët kanë qenë të pranishëm në konferencën për shtyp, ku të dy kanë shprehur dëshirën për të fituar. Nuk ka munguar as humori nga Nelson Hysa, që është shprehur: “Është rrahur me Tyson-in, jo me Nelsonin. Ta provojë me Nelsonin tani”.

Gjithashtu ka folur edhe Halim Abazi, i cili nuk i ka kursyer thumbimet. “Për mua meriton respekt të madh. Ka guximin të përballet me boksierë të fortë. Jo si shumica e boksierëve shqiptarë, të cilët marrin shoferat e autobuzit dhe vijnë këtu shesin bileta”, është shprehur Halim Abazi./Halit Delibashi-Sport Ekspres/

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

where can i buy doxycycline over the counter buy doxycycline online