Një biletë në Premier League sigurohet direkt nga Tirana, historia e Zaheer Storey që shkoi te Arsenali

Kur flitet për qendrat më të mëdha të futbollit botëror, emrat e parë që vijnë në mendje janë Londra, Madridi apo Milano. Por historia e Zaheer Storey tregon se edhe Tirana mund të jetë një pikë strategjike për të qenë pjesë e niveleve më të larta të futbollit ndërkombëtar.

I lindur dhe rritur në Angli, Storey ka zgjedhur prej rreth një dekade Shqipërinë si vendin ku jeton dhe zhvillon aktivitetin e tij profesional. Ai është agjent i licencuar dhe pjesë e Stellar, një prej agjencive më të njohura në botë për menaxhimin e futbollistëve.

Emri i tij u bë veçanërisht i spikatur gjatë merkatos së fundit, ku ishte pjesë e operacionit që solli transferimin e mbrojtësit Ezri Konsa te Arsenali për një shumë prej rreth 60 milionë eurosh. Për Storey, ky ishte një moment i veçantë, pasi bëhej fjalë edhe për klubin e zemrës së tij. Gjatë prezantimit, ai pati mundësinë të takohej me trajnerin Mikel Arteta.

Lidhja e Storey me Shqipërinë është forcuar edhe përmes familjes, pasi ai është i martuar me vajzën e të ndjerit Muhamet Malo.

Prania e një figure të tillë në Tiranë krijon mundësi të reja për futbollin shqiptar. Ndoshta një ditë, përmes këtyre kontakteve, një tjetër talent kuqezi mund të marrë rrugën drejt Premier League. /Sport Ekspres/