Do të jetë mbrëmje e madhe për futbollin shqiptar, Dinamo dhe Egnatia janë një ndeshje larg historisë

Si kurrë më parë dy klube të “Abissnet Superiore” -s mund të kualifikohen në grupet e garave të UEFA-s. Mbrëmja e nesërme mund të jetë historike për futbollin shqiptar. Egnatia, e cila sidoqoftë e ja siguruar kalimin në grupet e Ligës së Konferencës, do të luajë shanset e saj për t’u kualifikuar në grupet e Ligës së Europës. Mbrëmjen e nesërme, duke nisur nga ora 19:00, rrogozhinasit do të sfidojnë Lilestromin në Norvegji. Shanset janë të barabarta për të dyja skuadrat, teksa ndeshja e parë mes tyre përfundoi me shifrat 0-0.

Po në të njëjtin orar do të zbresë në fushë edhe Dinamoja. “Nëndetësja blu” do të luajë në transfertë kundër Pafosit, teksa ballafaqimi i parë mes tyre përfundoi në baraspeshë 1-1. Në garë për një vend në grupet e Ligës së Konferencës është edhe Drita. Ekipi shqiptar do të luajë nesër në mbremje, duke filluar nga ora 19:00, kundër Inter D’Eskaldesit./Sport Ekspres/

Liga e Europës

E enjte, 27 gusht

19:00 Lilestrom – Egnatia (0-0)

Liga e Konferencës

E enjte, 27 gusht

19:00 Pafos – Dinamo (1-1)

19:00 Inter D’Eskaldes – Drita (2-2)