Një biletë direkte për në kampionatin ku shkëlqeu Myrto Uzuni, sulmuesi i Laçit është gati për kalimin

0

Laçi do ta ketë të vështirë që të mbajë një sulmues si Guindo. Futbollisti ka shfaqur interesim nga Hungaria. Sipas raportimeve të mediave nga ky vend, Ujpest ka bërë ofertë të mirë për lojtarin kurbinas. Mbetet ende të shihet sesi do të vendoset e ardhmja e Guindos që ka shkëlqyer në këtë sezon të Superiores.

Por kalimi i tij në elitën e futbollit të Hungarisë, atje ku shkëlqeu Myrto Uzuni, do të ishte hap i madh për të. Ndryshe nga lojtari shqiptar që fillimisht përdori trampolinën e Lokomotivës së Zagrebit, Guindo arrin te Ujpest menjëherë nga Superiorja. /Sport Ekspres/

You might also like
Leave A Reply

Your email address will not be published.