Xhakomo Vrionin e pret një aventurë e re në Austri, ku është huazuar në radhët e Svarovski Tirol. Sulmuesi shqiptar do të lërë kështu për një sezon Juventusin, në mënyrë që të fitojë eksperiencën e duhur për të synuar më shumë në kampin bardhezi.
Talenti kuqezi ka shpërndarë një postim në “Instagram”, ku shkruan: “Eksperiencë e re, kampionat i ri, sfidë e re. Nuk e shikoj orën”. Nuk ka vonuar shumë dhe Alvaro Morata ka përcjellë urimet e tij për Vrionin. Të dy sulmuesit kanë krijuar një miqësi të fortë te Juventusi, të cilën spanjolli nuk e harron as tani që gjendet i grumbulluar me Kombëtaren në Kampionatin Europian. “Shumë fat vëlla! Të uroj më të mirat gjithmonë”, ka komentuar Alvaro Morata./Halit Delibashi-Sport Ekspres/